Përse zverdhen dhëmbët tanë ?

Dhëmbët tona, si gjithë trupi jonë, dobësohen me kalimin e viteve. Me kohën smalti, sipërfaqja e hollë e jashtme e dhëmbit prishet dhe kështu dhëmbi ekspozohet. Kështu me kalimin e kohës dhëmbët gradualisht humbasin bardhësinë e tyre.

Përveç kohës, armik i bardhësisë së dhëmbëve tanë janë edhe ushqimet e zakonshme që hamë, të tilla si:

1. Çaji
2. Salcë soje
3. Uthull balsamic
4. Verë e bardhë
5. Manaferra

Nëse ju nuk doni ose nuk mund të shmangni këto, atëherë sigurohuni të lani gojën dhe dhëmbët menjëherë pas konsumit të tyre.

Për të shtuar jetëgjatësinë e bardhësisë së dhëmbëve tuaj, bëni kontrollin dhe pastrimin e dhëmbëve tuaj tek dentisti dy herë në vit. Për zgjidhje të mëtejshme dhe opsione zbardhimi diskutoini ato gjerësisht me dentistin.